Mos I Hyr Ne Hak (Feat. Sisilia)

Mos I Hyr Ne Hak (Feat. Sisilia)

Densi

Альбом: Mos I Hyr Ne Hak
Длительность: 3:20
Год: 2025
Скачать MP3

Текст песни

Në këtë botë plot maska, vështirë me pa të drejtën
Shumë flasin për nderin, por e shkelin vetë të vërtetën
Njeriu I drejtë rri I heshtur, s'ka nevojë me bërtit
Po nëse I prek zemrën, merito me u frikësu me gjithë shpirt
Nuk I del në rrugë për famë, as për duartrokitje
E njeh dhimbjen që e mban, s'e tregon me lot në sy
I ka pa shumë njerëz që për lek harrojnë nderin
E për një vend n'tryezë, shesin veten edhe tjetrin
Po ai s'luan me hijet, rri I kthjellët në çdo hap
Drejtësia është shpatë, edhe kur hesht, pret pa mëshirë kur t'kap
Kur sheh padrejtësi, s'qan si fëmijë, por dhemb
Se çdo gënjeshtër është gjemb, që në heshtje e vret pa mend
Ai s'kërkon hakmarrje, as lavdi me emër të madh
Por loti I tij kur rrjedh, mbush qiejt me mall
Mos I hyr në hak njeriut të drejt
Se loti tij si plumb të vret
Ai fal, por nuk harron
Kur dhemb, zemra e tij gjëmon
Mos e ngacmo shpirtin që s'ka faj
Se të shemb me heshtjen e tij pa zë, pa fjal
Në fund drejtësia vjen ngadalë
Por kur vjen, djeg si zjarr
Ai s'mbahet me grushta, as me fjalë të ulta
Po e ndjen kur bota rrotullohet me fytyra të shumta
I shkelin nderin, e I thonë asgjë personale
Por Zoti rri lart, edhe heshtja flet më fort se çdo fjalë
Ai s'mbahet me grushta, as me zhurmë për me u duk
Po kur sheh pabesinë, e ndjen si therje n'gryk
Rri larg intriges, s'don me ken pjesë e asaj valle
Ku njerëzit qeshin përpara, por t'vrasin me fjalë pas shpine në hije
I drejtë në çdo hap, e ka rrugën si flamur
E kur thotë jo s'e kthen mbrapsht, s'e përkul as muri as guri
S'e thyen as varfëria, as pasuria s'e korrupton
Se e di që vlera e njeriut s'është tek ajo që zotëron
Ka pa tradhti, ka pa gënjeshtra që shkëlqejnë si ar
Por e di që çdo maskë bie, kur vjen nata pa mëshirë e pa zjar
Mos I afro padrejtësisë, se s'është budalla që s'flet
Po është zjarr që nuk shihet, por digjet kur t'prek
Mos e llogarit të dobët, se s'po kthehet me fjalë
Se kur t'dalet përballë, s'ka më kthim, veç mall e dënim pa fal
Mos I hyr në hak njeriut të drejt
Se loti tij si plumb të vret
Ai fal, por nuk harron
Kur dhemb, zemra e tij gjëmon
Mos e ngacmo shpirtin që s'ka faj
Se të shemb me heshtjen e tij pa zë, pa fjal
Në fund drejtësia vjen ngadalë
Por kur vjen, djeg si zjarr
Njeriu I drejtë ecën vetëm por lë gjurmë që nuk shlyhen
Mos e prek të tillin, se dhe engjëjt për të luten