Drejt Fatit Tim

Drejt Fatit Tim

Ritfolk

Альбом: Drejt Fatit Tim
Длительность: 3:45
Год: 2016
Скачать MP3

Текст песни

O merrmë o fllad
Dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
Më ler të endem drejt fatit tim

Makina ecën me shpejtësi
Plepat lëmon i ëmbli fllad
Drejt horizontit nxitoj unë tani
Ku me thërret shpirti im endacak

Fotografia e nënës në xhep
Dhe një cigare e shtypur aty
O nënë po iki diku atje tej
Do të mësohem të rroj dhe pa ty

O merrmë o fllad
Dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
Më ler të endem drejt fatit tim

Kjo vesë e hënës
Sytë po mi lag, mi lag

(Instrumental)

Kjo hënë e vogël sa pika e vesës
Të tjerë qytete ndriçon këtë natë
Rrugë e panjohur është liria
Ku më thërret shpirti im endacak

Në çdo qytet ku une do ndaloj
Vec i panjohur dua të jem
Një kalimtar pa lidhje me turmën
Dua qetësi, çdo lidhje më tremb

O merrmë o fllad
Dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
Më ler të endem drejt fatit tim

Kjo vesë e hënës
Sytë po mi lag, m'i lag

(Instrumental)

Heej, o merrmë o fllad
Dhe si një gjethe lëshomë ti larg
O lërmë trishtim
Më ler të endem drejt fatit tim